Skip to content
Të Gjitha

Makina doli nga rruga, 39-vjeçari humb jetën në “Lezhë-Milot”

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin “Lezhë-Milot” në afërsi të një karburanti.

Një 39-vjeçar me inciale A.I. humbi jetën, pasi mjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në  aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.