Makina del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, plagosen tre të rinj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Çorrushit”. Mësohet se të plagosur kanë mbetur tre të rinj, ku për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Personat e plagosur janë A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz. Personat e dëmtuar në aksident janë dërguar në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të aksidentuar dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Çorrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento