Skip to content
Politikë

Majko ironizon podcast-et e Ramës dhe Berishës: A i rregullon ligji i ri për mediat?

· 2 min lexim

“A do të rregullohen podcast-et me ligjin e ri të medias audio-vizive?” Kjo ishte pyetja që ish-ministri Pandeli Majko shtroi këtë të martë gjatë mbledhjes në Komisionin për Çështjet Ligjore, duke iu referuar 2 podcast-eve të kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha. Sipas tij pyetja mund të tingëllojë si ironi, por ndryshimet që vijnë sot kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve të mediave audio-vizive.

Kryeministri Rama më herët deklaroi se përmes podcast-it do të krijohet një kanal komunikimi për t’u lidhur me qytetarët, ndërkohë që Berisha në anoçimin e podcast-it të tij e ftoi Ramën që të bëjnë një debat publik.

Pjesë nga diskutimi:

Pandeli Majko: Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s. Pyetja mund të tingëllojë si ironi, por ndryshimet që vijnë sot kanë të bëjnë me ofruesit e shërbimeve të mediave audio-vizive. Këto podcast që po dëgjojmë. Rama do të krijojë një podcast të vetin edhe zoti Berisha po ashtu. Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni që po diskutojmë sot? Kam përshtypjen e influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtëquajtura ekonomike dhe këtu po diskutojmë për të kontrolluar disa mediave të licensuara në një kohë që tregu i medias është ridimensionuar. A ka fuqi AMA të ndërhyjë, apo duhen rregulla ligjore? Pyetja ime është a është e rregulluar kjo?

Përfaqësuesja: Bëhet fjalë për platforma e jo për individë. Janë platforma të shpërndarjes së videove.