“Mafia e varkave”, Daily Mail: Ja si shqiptarët dhe arabët trafikojnë klandestinët nga Brukseli në Britani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

BRUKSEL

Media e njohur britanike shkruan për atë që e quan “mafia e varkave” e që janë trafikantë shqiptarë dhe arabë kryesisht, të cilët dërgojnë emigrantë të paligjshëm në territorin e Britanisë së Madhe.

Daily Mail shkruan se ttrafikantët e pamëshirshëm kanë krijuar një bazë në Belgjikë për të trafikuar emigrantët përtej Kanalit, për në Britaninë e Madhe.

“Trafikantët, kryesisht shqiptarë dhe arabë kanë krijuar një bazë në Belgjikë dhe prej andej dërgojnë emigrantë të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Rrjetet e krimit të organizuar, që e konsiderojnë veten ‘mafia e varkave’, janë vendosur në Bruksel, duke përfituar nga rritja e valës së emigrantëve.

Rreth 1000 persona kanë shkuar në Belgjikë dhe ata duan të gjejnë rrugë ilegale për të prekur territorin britanik. Emigrantëve iu ofrohet hotel, si dhe ushqim i rehatshëm në Bruksel, për 6 javë aq kohë sa ata qëndrojnë në pritje për të shkuar në Britani.

Dy herë në ditë, rreth 600 emigrantë radhiten në radhë për të kërkuar ushqim, përgjatë rrugës së Kanalit të Trafikantët ofrojnë një udhëtim përtej Kanalit me shumën prej 500 paund.

Disa prej emigrantëve, kanë rrëfyer për Daily Mail se për vlerën 2000 apo 3000 paund, u është ofruar një vend në një varkë më të madhe dhe me më shumë garanci kalimi. Që të arrijnë të mbledhin paratë, shumë prej emigrantëve kanë filluar të shesin kanabis dhe kokainë në Bruksel. Ndërsa në raste të tjera, emigrantët ndodh që vjedhin edhe njëri-tjetrin, për të arritur të mbledhin paratë që iu nevojiten.

Abuzar Afzali, 30 vjeç, i cili është nga një fshat jashtë Kabulit, tha: “Parku është një vend i rrezikshëm natën. Ka burra me thika atje dhe ndonjëherë vjen mafia e varkave. Natën kontrabandistët lëvizin, duke ofruar udhëtim përtej Kanalit me 500 paund.

‘Unë dua t’i paguaj ato që kërkojnë që të mund të shkoj në Mbretërinë e Bashkuar, por ende nuk kam para. Disa shesin drogë për të marrë para. Këta janw njerëz të këqij –por  mafia e varkave – janë mënyra e vetme”, tha Afzali.

Shfaqja e një fronti të ri në tregun e trafikimit – i drejtuar kryesisht nga bandat shqiptare ose kurde, po kthehet në shqetësim për Ministrinë e Brendshme britanike. Këtë vit më shumë se 4 000 migrantë kanë bërë kalime të paligjshme në krahasim me 1 850 gjatë gjithë vitit të kaluar. Ekspertët vlerësuan se numri total i emigrantëve të paligjshëm që trafikohen për në Britani mund të shkojë në 7 500.

Shumica e udhëtimeve fillojnë nga Franca, por një numër në rritje i migrantëve mendojnë se kanë një shans më të mirë të suksesit nga Belgjika. Shumica janë të rinj nga Afrika, ndërsa disa vijnë nga Afganistani, Siria, Irani dhe territoret palestineze. Autoritetet vendore së paku i ushqejnë ata me bukën e përditshme.

Enayatullah Saf tha se i duheshin së paku 1 vit që të vinte nga një provincë e humbur e Afganistanit drejt rrugës për në Britani. Salduesi 24-vjeçar tha: ‘Unë kam qenë në Bruksel për një javë dhe kam fjetur rrugëve sepse bamirësit nuk kanë shtretër. ‘Shumica e njerëzve këtu duan të shkojnë në Angli. Kjo është ëndrra e tyre. Por është e vështirë të arrijmë atje, sepse ne nuk mund të paguajmë mafian e varkave. Duhej të largohesha nga shtëpia dhe familja ime për shkak të talebanëve. Ata donin që të shpërtheja bomba kundër njerëzve, unë nuk e bëja dot këtë gjë”, rrëfeu afgani.

Një migrant tjetër tregoi se si ai kaloi dy ditë duke u ngjitur në anën e një kamioni për të arritur në Evropën perëndimore.

Ai tha: ‘Dy nga miqtë e mi që e bënë këtë me mua janë të vdekur tani, sepse ata ranë në gjumë ndërsa mbaheshin nën kamion. Ata ranë jashtë dhe vdiqën. Një vit më parë, në një kamion për në Britani vdiqën 39 emigrantë nga Vietnami.

Mehdi Kassou, i cili drejton një bamirësi refugjatësh në Bruksel, tha: “Ne kemi ngecur në situatën që njerëzit ose do të shkojnë drejt vdekjes, ose mafia e varkave do i cojë drejt vdekjes”.

Shpërndaje
Share.

Komento