Skip to content
Bota

Macron “dorëzohet” para “Jelekëve të verdhë”, vendos uljen e taksave për qytetarët francezë

· 1 min lexim

Presioni i ushtruar me anë të protestave nga grupimi i quajtur “Jelekët e verdhë” duket se është duke i dhënë rezultatet e tij.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se do të ketë ulje të taksave për qytetarët francezë, pasi dëshiron që këta të fundit të përfshihen më shumë në proceset demokratike.

Macron synon thjeshtëzimin e rregullave për referendum dhe decentralizim të funksioneve të qeverisë.

Edhe pse duket sikur vala e protestave ka rënë disi, përsëri presidenti dëshiron që mos të ketë grupime të tilla, në dëm të qeverisjes së tij, kështu që është duke u angazhuar për të plotësuar kërkesat e tyre.

Protestat kundër qeverisjes së Macron kanë nisur në nëntor të vitit të kaluar, kur presienti vendosi rritjen e çmimit të naftës.