Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lulzim Basha bashkëbisedon virtualisht me qytetarët. Bën akuzën e fortë dhe tregon planet e PD-së

19:07 06/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim ‘live’ me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Basha foli rreth problematikave aktuale në vendin tonë, si dhe hapat e ardhshëm që do ndërmarrë opozita jashtëparlamentare.

Ndër të tjera, ai bëri dhe një deklaratë të fortë teksa komentoi Kirurgjinë e re në “Qendrën Spitalore Nënë Tereza”.

Sipas tij, ka pasur raste kur pacientët kanë ndërruar jetë pasi për të shkuar nga ‘Urgjenca’ në sallat e operacionit duhet goxha kohë.

Ai akuzoi se fasada e QSUT po merr jetë njerëzish, ndërsa shtoi se nga një kapacitet prej 12 sallash operacioni, sot ‘Kirurgjia’ ka 6 të tilla.

“Kam qenë edhe do vij në QSUT. E kam dëgjuar edhe nga mjekët javën e kaluar se çfarë gjendje ndodhet jo vetëm pediatria, por e gjithë QSUT. Nuk ka gjë që përmbledh më mirë konceptin e fasadës sesa ajo që po bëhet në QSUT. Sapo u inaugurua kirurgjia e re nga 12 kemi 6 salla. Nga 120 kemi 60 shtretër. Po ta shohësh nga kronikat televizive, po, fasada është e bukur, të merr më qafë. Po të futesh brenda kemi gjysmë e kapaciteteve që kishte. Për të mos u futur në detaje të tjera të tmerrshme që kam dëgjuar nga profesionistët se si mënyra dhe koha e komunikimit nga një repart i urgjencës në një repart tjetër është zgjatur në krahasim me çfarë ishte. Pra nëse të duheshin një minutë apo dy minuta për të kaluar nga emergjenca në sallë operacioni tani duhet të kalosh në 2-3 ashensorë për hir të fasadës.
Kanë filluar vdekjet e atyre pacientëve të cilëve mund t’i shpëtohej jeta nëse thelbi do kishte prevaluar mbi fasadën. Fasada në këtë rast tekstualisht po vdes njerëz në QSUT”, -pohoi ai.

Po planet e Partisë Demokratike?

Basha u shpreh se PD ka një plan të qartë qeverisjeje, duke thënë se disponon burimet njerëzore më të mira, për të sjellë në krye ajkën e kombit.

Ai theksoi se programi i tij ‘Ndiq paranë’ do t’u japë zgjidhje njëherë e mirë koncesioneve dhe Partneritetit Publik-Privat që po varfërojnë xhepat e qytetarëve.

I pyetur se çfarë do të bëjnë me PPP kur të vijnë në pushtet, Basha tha se do të hetohen të gjitha.

‘Do të hetohen të gjitha PPP nga e para tek e fundit. Parimi ‘Ndiq Paranë’ do të merret pikërisht me të. Kushdo që ka përdorur paratë e shqiptarëve për të pasuruar xhepin e tyre do të ndiqen dhe do i kthehen shqiptarëve’ tha Basha.

Teksa një qytetar e pyeti rreth sistemi zgjedhor, kreu i PD tha se partia që ai drejton kërkon votim elektronik, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një votim i lirë dhe të shmanget shitblerja e votës.

Basha tha se “do të bëjë gjithçka që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore.”

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: akuzabashaQSUT

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

E dhimbshme! Me shenja në fytyrë e të rraskapitur, shihni si janë tjetërsuar mjekët kinezë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English