Lukaku kualifikon Interin, shpëton zikaltërit nga penalltitë e kohës shtesë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zikaltërit e Interit ia kanë arritur të sigurojnë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.  Në përballjen 120 minutëshe me Fiorentinën, Interi fitoi me rezultatin 2-1. Kjo pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe ishte Vidal ai që kaloi Interin në epërsi falë golit me 11-metërsh në minutën e 40-të.

Por edhe rikthimi në fushë në pjesën e dytë solli golin e radhës për Fiorentinën që shënoi me Kuame në minutën e 57-të dhe barazoi shifrat. Kaq për kohën e rregullt, ndërsa rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 119-të. Për të evituar “ruletën ruse” të penalltive mendoi Lukaku, I cili shënoi golin e fiores dhe të kualifikimit për Interin. Në çerekfinalet e Kupës së Italisë, skuadra zikaltër do të përballet në derbin kundër rivalëve historikë të Milanit për një biletë mes katër më të mirave (27 janar). Ndërkohë kujtojmë se Milan tani ndodhet në super formë dhe po bën një paraqitje shumë të kënaqshme në ndeshjet e momentit. Blerjet e Milanit tani janë shumë të vlefshme dhe me rëndësi për të mbajtur vendin e parë në Seria A dhe për t’u shkëputur sa mê shumë nga vendi i dytë dhe për të patur të sigurt fitoren e Kampionatit të Italisë

Shpërndaje
Share.

Komento