- Reklamë -spot_img
6.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitet“Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Presidenti gjerman thirrje për opozitën dhe...

“Luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar”, Presidenti gjerman thirrje për opozitën dhe qeverinë

- Reklamë -spot_img

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, presidenti i Gjermanisë ka mbajtur fjalëne  tij në kuvend. Gjermani theksoi se ndonëse ka pasur një sërë suksesesh ndër vite, një problematikë mjaft e madhe mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

“Është kënaqësi të jem sot pranë jush në Shqipëri. Tirana është qendra politike e Shqipërisë ku gjallon demokracia evropaine. Është kryeqytetit i rinisë. Qëndrimin tuaj të qartë pro-evropianë kam mundur ta shikojë tek shumë zyrtarë. Gëzohem që mund të jem pranë jush. Faleminderit për ftesën, është nder të flasë në këtë Kuvend. Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhura ngushtë prej dekadash. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat nga diktatura dhe ju mbështesim në ndërtimin ekonomik.  Në vitin 2019 ka hyrë në fuqi marrëveshja për bashkëpunim kulturor. Shkëmbimet me studentëve  dhe marrëdhëniet mes shkencëtarëve kanë sjellë raporte miqësie.

Më shumë se 70 mijë jetojnë në Gjermani, volumi tregtar ka arritur 450 mln euro për 2021, vendi ynë është partneri i katër më i madh për Shqipërinë.

Edhe në fushën e sportit punojmë me njëri-tjetrin. Jam këtu  pranë jush pak muaj pasi u çelën negociatat për Shqipërinë. Kam parë me gëzim se si shtetet e BE kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që kanë përmirësuar jetën e rajonit. Së shpejti do të mjaftojë vetëm  mjeti i identifikimit për të kapërcyer rajonin. Së shpejti do të njihen diplomat profesionale. Më entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj.”- tha ai.

Më tej presidenti gjerman bëri një thirrje dhe për opozitën dhe qeverinë.

“Sukseset janë dukshëm të identifikueshme. Keni realizuar reforma administrative, është ngritur një prokurori speciale për luftën kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar. Vendi juaj do të jetë një partner mjaft i besueshëm në BE. Ju lutem vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, atje ku ato ndodhen, punoni në sprasjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, vijoni reformën në drejtësi dhe punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Mendoj se destinacioni drejt BE-së ia vlen të bëni këtë përpjekje”- tha ai.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj