Skip to content
Kryesore

Luftë me flakët, shuhet zjarri në banesën pranë Pazarit të Ri

· 1 min lexim

Zjarri që përfshiu pasditen e sotme banesën e Nermin Stermasit, pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë, është vënë nën kontroll pas afro një ore përpjekjesh nga shërbimi zjarrfikës.

Aktualisht, në vendngjarje është i pranishëm vetëm tymi i dendur, ndërsa flakët janë shuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por banesa dykatëshe, një ndër ndërtesat e vjetra të mbetura në atë zonë të kryeqytetit, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërhyrja e zjarrit u përshpejtua edhe nga era e fortë që ka mbizotëruar gjatë ditës, duke ndihmuar përhapjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar origjinën e tij.