Skip to content
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Papa Françesku bisedë telefonike me presidentin Zelensky

· 2 min lexim

Ukraina po përballet me një sfidën e mbrojtjes së vendit nga një pushtues dhe presidenti i vendit Zelensky ka bërë disa telefonata më zyrtarë të lartë botërorë.

Ditën e sotme Papa Françesku telefonoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku i shprehu dhimbjen për atë që po ndodh në Ukrainë.

“Sot Papa Françesku pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ati i Shenjtë shprehu dhimbjen më të thellë për ngjarjet tragjike që po ndodhin në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në një postim në Tëitter , Zelensky tha se kishte falënderuar Papën për lutjet e tij, duke shtuar se “populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”.

“Falënderova Papa Françeskun që u lut për paqen në Ukrainë dhe një armëpushim. Populli ukrainas ndjen mbështetjen shpirtërore të Shenjtërisë së Tij”, tha Zelensky.

Gjithashtu presidenti i Ukrainës Zelensky ka folur sërish në telefon me Boris Johnson.

Një zëdhënëse e Doëning Street tha se kryeministri “i bëri homazhe heroizmit dhe trimërisë së pabesueshme të Presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas”.

Ajo shtoi: “Udhëheqësit ranë dakord që presidenti Putin po përballet me një rezistencë më të madhe ukrainase nga ajo që ka llogaritur”.

Dyshja u tha gjithashtu se “kanë rënë dakord për nevojën që komuniteti ndërkombëtar të izolojë Rusinë plotësisht diplomatikisht dhe financiarisht”.