Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, i cili po përdoret për shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosurit palestinezë.
“Unë bëj thirrje për zgjatjen e pauzës. Kjo do të mundësonte lehtësimin e nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp. Vlen të theksohet se ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se është arritur zgjatja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit për dy ditë të tjera.
SPAK në aksion te “Sami Frashëri”, në kërkim pronarët e Call Center-it, dyshohet polic i përfshirë
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër krimit të organizuar ka zbuluar detaje të reja nga aksioni i zhvilluar sot ndaj...








