Skip to content
Të Gjitha

Lotaria Amerikane/ Ambasada bën apel: Kujdes nga mashtrimet, shikoni vetëm…

· 1 min lexim

Lotaria Amerikane ka nisur që në fillim të muajit tetor dhe aplikimet për të sa vijnë dhe shtohen. Por tani që edhe për pak ditë ajo do të mbyllet, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, tërheq përsëri vëmendjen për aplikantët.

Duke u nisur nga rastet kur me këtë lotari mashtrohet, ose krijohen faqe aplikimi të rreme, duke bërë që qytetarët të ngatërrohen, autoritetet e ambasadës së SHBA-ve, gjithmonë mundohen të udhëzojnë dhe sqarojnë të gjithë përdoruesit e saj.

Kështu, Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëroi qytetarët sot, të mos mashtrohen nga faqet e rreme të Lotarisë Amerikane në internet, po t’i drejtohen vetëm asaj zyrtare.

“’DVProgram.state.gov’, është e VETMJA faqe zyrtare për të aplikuar në Lotarinë Amerikane dhe për të kontrolluar statusin tuaj! – theksoi ambasada e SHBA. –  Kini kujdes nga faqe të rreme dhe mashtrime të lidhura me programin e Lotarisë Amerikane”.

/GazetaReforma.com/