Dhunuan barbarisht dhe grabitën çiftin në Maqellarë/ Arrestohen katër të rinj të dyshuar, në kërkim dy të tjerë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka zbardhur grabitjen e dhunshme të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në fshatin Çernene të Maqellarës.

Në pranga kanë rënë 4 shtetas të dyshuar, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30. vjeç.

Në banesën e shtetasit të dyshuar A.C. , policia gjeti disa nga sendet e vjedhura.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË

Dibër

Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur në datën 22.02.2020, ku disa persona vodhën me dhunë sende me vlerë në një banesë.

Finalizohet me sukses operacioni policor “Maqellara”.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale dhe hetimore, Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaëëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

A.V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.

Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Kujtojmë këtu se 6 të rinjtë u futën në banesën e Rrahman dhe Hasije Dules dhe ushtruan dhunë ndaj tyre.

E moshuara në një rrëfim për mediat, tregoi sesi të rinjtë i kishin thyer gishtin dhe disa brinjë, ndërsa bashkëshortin e saj e kishin rrahur barbarisht, duke i shkaktuar fraktura të shumta.

Shpërndaje
Share.

Komento