Lleshaj zbardh vdekjen e Admir Murataj: Ja kush e vrau

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar se hetimet për grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit po ecin në rrugën e duhur.

Në njoftim ai  ka theksuar se grabitësit kanë lënë prova të mjaftueshme për të bërë zbardhjen e ngjarjes.

Sipas ministrit grabitja e datës 9 Prillit, ka qënë e mirëorganizuar, ku kanë marrë pjesë disa persona.

Ministri ka konfirmuar se Admir Murataj, i cili dyshohet si organizatori i grabitjes dhe koka e grupit kriminal, nuk është vrarë nga shokët, por nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

“Hetimet për grabitjen kanë ecur mirë. Janë mbledhur prova të shumta dhe të rëndësishme që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Reagimi i fortë dhe i shpejtë i policisë ka bërë që grupi kriminal të lërë pas disa prova mjaft të vlefshme. Unë kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese, jo se është shkatërruar. Besohet se kemi goditur kokën e bandës, por kjo mbetet të verifikohet. Mesa kam unë dijeni kemi dy furgona të djegur dhe një tjeter në tentative. Kemi të bëjmë me një aksion të ndërlikuar ku kanë marrë pjesë disa persona. Ka qënë planifikim i thellë i grabitjes.

Admir Murataj është vrarë në tentativën e shkëmbimit të zjarrit me policinë. Dua ta sqaroj këtë sepse ka pasur shumë aludime ndoshta edhe me dashje nga disa faktorë. Natyrisht kjo mbetet për t’u provuar shkencërisht, por ndoshta ka pasur një përpjekje të qëllimshme për të zbehur punën e policisë. Sipas të gjitha të dhënave që kemi nuk na rezulton që anëtarët e tjerë të grupit të kenë vrarë Muratajn,” -tha Lleshaj.

Shpërndaje
Share.

Komento