Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lleshaj e pranon: Policia do përgjojë pa lejen e Prokurorisë! Në survejim elementet kriminale

16:12 22/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në Gjirokastër, ku përkujtoi 1 vjetorin e fillimit të operacionit për kontrollin e përbashkët të kufirit me FRONTEX.

Në një postim në Facebook Lleshaj ka shkruar se për një vit, janë angazhuar 415 oficerë nga 17 vende të Bashkimit Europian, të cilët kanë dhënë kontribur për kontrollin e emigracionit të paligjshëm.

“Sot në Kakavije shenjuam 1 vjetorin e fillimit të operacionit të përbashkët me FRONTEX për kontrollin e kufirit . Për një vit, 415 oficerë nga 17 vende të kanë patrulluar së bashku me Policinë tonë kufitare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në kontrollin e migracionit të paligjshëm, luftën kundër krimit kufitar dhe forcimin e marrëdhënieve tona me vendet europiane. Ky operacion është një shtysë në udhëtimin tonë europian.”

Të pranishëm ishin edhe gazetarë të ndryshëm të cilët pyetën ministrin rreth problematikave aktuale, ndër të tjera edhe për deklarimin e sasive të kanabisit të sekuestruara dhe shifrat e publikuara.

I pyetur se përse burimet zyrtarë deklarojnë një numër shumë të ulët të asgjesimit, ndërkohë që e vërteta është ndryshe,Lleshaj tha:

“Viti 2020 do shënojë një hap të ri të përshkallëzimit të përpjekjes së policisë në luftën kundër kanabisit. Për këtë aryse ka një plan të madh ndërinstitucional, ku përfshihen, policia, prefektura, agjencitë e tjera, të cilat janë të angazhuara që ky fenoment të çrrënjoset nga shqipëria përfundimisht. Për këtë arsye janë shtuar kapacitetet, kapacitet e monitorimit kryesish nga aji, nje flotë e madhe dronësh është në operacion ku mundësohet verifikimi i çdo fskaji të territorit, një flotë e makinave të policisë dhe një numër i madh njerëzish jo vetëm i policisë, të cilët janë angazuar në këtë front të madh. Nuk ka mundësi të kemi asnjë tolerancë në këtë drejtim. Shifrat janë çdo ditë e në ulje dhe fenomeni nuk ka asnjë mundësi mbijetese në Shqipëri.“

Ditën e djeshme qarkulloi në media lajmi mbi projektligjin që i jep të drejtë Policisë të përgjojë pa lejen e Prokurorisë, lajmi i cili është pranuar sot edhe nga Lleshaj.

Ai tha se përgjimet do të autorizohen nga drejtues të Policisë si organi ligjzbatues për parandalimin e krimit, pa autorizimin e Prokurorisë.

Lidhur me shqetësimin publik se projektligji i ri kërcënon të drejtat e njeriut, pasi krijon hapësirat që Policia të kthehet në një instrument nga pushteti, Lleshaj tha se alarmi është dhënë nga ata që nuk janë njohur me draftin.

“Policia e Shtetit është vetë organ ligjzbatues dhe ka detyrën dhe përgjegjësinë për të ushtruar parandalimin e krimit. Dhe leja do të jepet nga autoritetet përkatëse, drejtuese të policisë. Thashë edhe njëherë, Policia është një organ ligjzbatues i këtij shteti, e cila ka detyrë ekskluzive parandalimin e krimit. Dhe në funksion të këtij parandalimi, Policia do të ketë edhe këto instrumente në dorë”, tha Lleshaj.

Nisma ligjore ndryshon nenin 131 të ligjit aktual për Policinë e Shtetit, duke i dhënë kompetencë, pa marrë leje tek Prokuroria, të përgjojë bisedat e personave në ambiente publike, në mjete të transportit publik si dhe bisedat telefonike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pergjimepoliciaSander Lleshaj

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

“Reforma Zgjedhore”, Kryemadhi: Rama tentoi ta sabotonte me shembjen e Teatrit Kombëtar

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English