Sot janë publikuar nga Policia e Shtetit personat e shpallur në kërkim në qarkun e Durrësit, ku mes tyre ka edhe femra.
Policia u bën apel qytetarëve përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, që nëse kanë informacione në lidhje me vendndodhjen e tyre, të denoncojnë.
Qytetarët nëse kanë informacion mund të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112 dhe do t’u ruhet anonimiteti. Në postimin në Facebook është publikuar lista e të kërkuarve ku për një pjesë të mirë të tyre është edhe fotoja përkatëse.
Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.