Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lista e pagave/ Nisin hetimet për pasurinë, çfarë do verifikojë njësia anti-informalitet

17:13 17/05/2022
Reading Time: 2 min lexim

Publikimi i pagave të 630 mijë shqiptarëve ka nxitur autoritetet shqiptare të nisin kontrollet mbi pasurinë e qytetarëve me të ardhura të larta mbi bazën e stilit të jetesës.

Në një intervistë për RTSH-në zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero tha se njësia ka nisur punën me 32 individë të punësuar në sektorin e ndërtimit, tregtisë dhe tregun e sigurimeve. Gjatë intervistimit të tyre Vjero thotë se është marrë për bazë deklarimi i pagës ndër vite.

Zv/ministrja pranon se kontrolli i pasurisë së individëve mbi bazën e stilit të jetesës është proces i ndërlikuar dhe do të marr kohë, por ajo shton se autoritetet kanë marrë ndihmën e duhur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Puna e njësisë antiinformalitet ka nisur fill pas rrjedhjes së të dhënave mbi pagat e 630 mijë shqiptarëve, publikimi i të cilave ngriti dyshime tek autoritetet përgjegjëse mbi deklarimin real të tyre.

Në lupën e njësisë do të kalojnë për këtë vit 100 individë me të ardhura të larta.

Kujtojmw se ditwn e sotme eksperti i Ekonomisë, Igli Tola ka qenë i ftuar në emisionin “Të Pathënat”, në Fax News ku ka folur lidhur me publikimin e pagave të shqiptarëve një herë në vit.

Kjo duke u bazuar në deklaratën më të fundit të dhënë nga kryeministri Rama i cili tha se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar, do të pyeste qytetarët lidhur me publikimin e pagave një herë në vit për të shmangur informalitetin.

Tola tha një deklaratë e tillë e kryeministrit bëhej në kohën e gabuar dhe shtoi se në këtë mënyrë rriste presionin dhe pasigurinë e bizneseve. Ndërsa shtoi se qytetarët nuk ishin tepër të interesuar ndaj një politike të tillë sepse një presion ndaj bizneseve, do të bënte që të shkurtohej krahu i punës dhe do shkaktohej një papunësi më e lartë./RTSH

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Caktimi i gjyqtares për ankimimin e Alibeajt, reagon Berisha

Caktimi i gjyqtares për ankimimin e Alibeajt, reagon Berisha

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English