Skip to content
Aktualitet

Liroi të burgosurin pasi mori 6 mijë euro, KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Mimoza Margjeka

· 1 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), ka pezulluar ditën e sotme nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Korçë, Mimoza Margjekan.

Gjyqtarja Margjeka u akuzua për korrupsion për marrjen e 6 mijë eurovepas ndryshimit të masës së sigurisë.

Masa e sigurisë u ndryshua ndaj të arrestuarit Orion Bali, të cilit nga masa “Arrest me burg”, iu ndryshua në “garanci pasurore”.

Kujtojmë se ajtualisht ndaj gjyqtares Margjeka është vendosur masa “Arrest shtëpie”, ndërsa vijojnë ende hetimet ndaj saj.