Skip to content
Kryesore

Lirohet nga burgu i Fierit, ish i dënuari: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, mund të kthehem prapë

· 1 min lexim

Një prej të dënuarve që u lirua nga burgu i Fierit në kuadër të amnistisë ka bërë një deklaratë të fortë për mediat, duke thënë se në Shqipëri është e pamundur të jetosh pa shkelur ligjin.

Ai tregoi se kishte vuajtur tre vite burg dhe se përfitoi dy muaj ulje të dënimit nga amnistia. Pas lirimit, tha se do të kthehet në Tepelenë, por u shpreh pesimist për mundësinë e sigurimit të jetesës.

“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, deklaroi ai.