Skip to content
Kryesore

Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë në botë për vitin 2023

· 1 min lexim

Argjentinasi shumë i komentuar, Lionel Messi ka rrëmbyer çmimin “Topi i Artë”, në një ceremony në Paris mbrëmjen e së hënës.

Ai u klasifikuar si lojëtari më i mirë në botë për vitin 2023, duke lënë pas emra të mëdhenj si Ronaldo, Mbappe e shumë yje të tjerë.

Ky çmim për yllin argjentinas është i teti në karrierën e tij, duke shënuar rekord.

Ndërkohë, mesfushorja spanjolle e Barcelonës, Aitana Bonmati, fitoi çmimin Topi i Artë për femra 2023.

Kujtojmë se çmimi i Topit të Artë, i cili prezantohet çdo vit nga revista franceze France Football që nga viti 1956, i jepet lojtarit më të mirë të sportit.