Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur në një intervistë telefonike në Ora News, se kishte dalë për të takuar studentët, por gjërat nuk zgjidhen ashtu. Ajo thotë se është e gatshme për diskutim, por jo në këtë mënyrë që studentët po kërkojnë.
Nikolla u shpreh se pas kërkesave dhe parullave që kërkonin që ajo të dilte, doli me vullnet e me dëshirë si një nënë dhe si ministre për të thënë që situata zgjidhet duke komunikuar.
A ishte provokim?
Studentët kanë gjithmonë të drejtë por zgjidhet me diskutim. Të parashtrojnë gjithë kërkesat që ata kanë dhe jo duke i ndryshuar ca sot e ca nesër. Jemi të hapur të adresojmë e shifra e fakte deri në fund. Kërkuan daljen time në shesh dhe dola në shesh e bindur që nuk zgjidhet.. Zgjidhjet nuk bëhen me sheshe .. Në çdo orë të ditës dhe kur studentët të dëshirojnë. Unë i pres.
A keni menduar të jepni dorëheqjen?
Është gjëja më e kollajtë por duhet të jetë në kushtet e papërgjegjshmërisë. Nuk është fundi i botës por Lindita Nikolla nuk ka bërë asnjë gabim.