Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kalon e shoqëruar nga truprojat e saj, pranë studentëve të cilët vazhdojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.
Reagimi i tyre ndaj këtij momenti u shoqërua me brohoritje dhe thirrje, madje
ata e kanë cilësuar këtë gjest si provokim.
Në drejtim të saj janë hedhur shishe, vezë dhe letra higjenike nga një pjesë e studentëve ndërsa pjesa tjetër janë munduar t´i ndalojnë duke thënë që protesta është paqësore dhe që janë në pritje të plotësimit të kërkesave.
“Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen. Jo politikë, jo politikë”, kanë qenë thirrjet e studentëve.