Skip to content
Politikë

“Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë”/ FRPD marshon drejt Kryeministrisë

· 1 min lexim

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) protestuan dhe marshuan drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.

Aktiviteti, i mbajtur në Qytetin Studenti, u nderua me praninë e kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe me parullat “Duam sistemin VAR në zgjedhjet e 2025” dhe “Lindëm në demokraci, jetojmë në diktaturë”.

Protesta u organizua për të kujtuar Lëvizjen Studentore të vitit 1990.

Berisha theksoi se, megjithëse studentët që nisën protestën e dhjetorit ishin të pakët, ata arritën të rrëzonin regjimin komunist, një nga më të egrit në Europë.

Ai kujtoi ditën e 8 dhjetorit 1990 si një moment historik, duke vlerësuar veprën e studentëve dhe liderit të tyre Azem Hajdari.

Berisha foli gjithashtu për periudhën e diktaturës staliniste, duke përshkruar vuajtjet dhe shtypjen që ajo solli për shqiptarët gjatë 46 viteve të ekzistencës së saj.