Skip to content
Ekonomi

Ligji i ri për Prokurimet, do përdoret Inteligjenca Artificiale për tenderat

· 1 min lexim

Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhë online, ku është diskutuar lidhur me disa ndryshime në ligjin për Prokurimet Publike.

Mësohet se ligji i ri do të prezantojë disa koncepte të reja në fushën e tenderave. Qeveria do të marrë përsipër që të ndërtojë një sistem të qendërzuar të operuar nga Inteligjenca Artificiale, që do bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tenderit.

Po ashtu, ligji i ri do të përjashtojë operatorët që nuk kanë të regjistruar një pronar përfitues, si dhe ata të dënuar me vendim gjykate.

Përjashtohen automatikisht kompanitë që do të kapen në shkelje me pagat e punonjësve.

Ligji parashikon edhe ngritjen e një Organi Qendror Blerës në varësi të Këshillit të Ministrave, që ka të drejtën t’u marrë enteve prokuruese të drejtën e zhvillimit të një gare.

Ndryshime ka edhe për afatet e ankimimit dhe skualifikimit të një operatori nga gara.