Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Lidl” vjen në Shqipërinë e oligopoleve, por pse u vonua deri më sot ky investim?

15:30 16/09/2024
Reading Time: 3 min lexim

Rrjeti gjigant i supermarketeve, Lidl, po planifikon të hyjë në Shqipëri. Lajmi është bërë publik nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.

“Një hap i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pritet të marrë jetë së shpejti. Bëhet fjalë për brandin ndërkombëtar Lidl, rrjetin më të madh të supermarketeve gjermane, të njohur në mbarë botën, i cili ka shprehur interes për Shqipërinë,” thuhet në njoftimin e AIDA-s.

I bazuar në Gjermani, Lidl është një nga rrjetet më të mëdha në botë të supermarketeve duke numëruar 12 mijë e 200 dyqane në të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por edhe në SHBA, Zvicër dhe Angli. Aktualisht Lidl numëron mbi 376 mijë të punësuar në të gjithë botën dhe vitin e kaluar realizoi një xhiro prej 125.5 miliardë dollarësh, një shifër kjo 6 herë më e lartë se Produkti i Brendshëm i Shqipërisë.

“Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Autoritetin Portual Durrës (APD), po asiston prej shumë kohësh, kompaninë gjigande të shitjes me pakicë, Lidl, në zgjerimin e aktivitetit të saj në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e AIDA-s.Futja e një gjigandi ndërkombëtar kaq të madh në Shqipëri pritet të sjellë ndryshime rrënjësore në strukturën e tregut vendas të marketeve, i cili zotërohet kryesisht nga operatorët lokalë.

“Ky investim i rëndësishëm nga Lidl do të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë lokale duke krijuar vende të reja pune dhe duke ofruar mundësi për prodhuesit dhe furnizuesit shqiptarë. Kompania ka identifikuar Shqipërinë si një treg me potencial të madh, duke e vlerësuar për miratimin e lartë të konsumatorëve.  ndaj produkteve të cilësisë së lartë dhe çmimeve konkurruese që ofron,” përfundon njoftimi i AIDA-s.

Por, përse është vonuar deri më sot ky investim?

Ky investim i rëndësishëm nga një nga rrjetet më të mëdha në botë të supermarketeve “Lidl” do të sjellë ndryshime të mëdha në ekonominë lokale, por do të trondisë edhe bizneset e oligarkëve. Kjo për shkak se deri më sot në tregun shqiptar (i cili është pushtuar nga oligarkët), marrin furnizime nga jashtë vendit me një kosto të ulët e i sjellin në vendin tonë me 5-fishin e çmimit. Por si të mos mjaftonte vetëm kaq, shumë biznese të oligarkëve shkelin ligjin duke u bërë disa raste ku konsumatorët ankohen për cilësinë e mallrave që blejnë.

Jo pak herë është konstatuar tek këto biznese që shkelin ligjin duke ndryshuar kështu etiketat e datave të skadimit e duke vendosur të reja. Kjo ka ardhur si pasojë e mos kontrollimit të cilësisë së ushqimeve nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Por, mesa duket ky institucion ka vendosur të qëndrojë i verbër ndaj ankesave të qytetarëve e duke sjellë kështu një treg të pushtuar me produkte të cilësisë së ulët e duke minimizuar opsionet e qytetarëve për të zgjedhur produktet e tyre.

Rasti më flagrant ishte së fundmi ku sipas portalit “RASFF” i Bashkimit Evropian, është shitur mish pule i infektuar me salmonelë në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri. Pyetja që ngrihet është se si është e mundur që ka kaluar doganën shqiptare pa u vënë re nga asnjë kontroll ose institucion zyrtar?

Nga ana tjetër, vonesa e kompanisë LIDL ka ardhur si pasojë e oligarkëve që po tentojnë me të gjitha mënyrat të mos lejojnë futjen e kompanisë gjermane në tregun shqiptar, sepse kjo do të sjellë një ulje drastike të fitimeve të tyre e një tronditje tek bizneset personale duke përfshirë këtu: cilësinë e produkteve, çmimin e tyre dhe kontrollet nga institucionet.

Ndërkohë mbetet për t’u parë deri kur do të mund ta “ndalojnë” futjen e kësaj kompanie në tregun shqiptar.

Etiketa: ankesaAutoriteti Kombetar i UshqimitLidl

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve

Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në Ballkan për numrin më të lartë të azilkërkuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.