Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lidhën dhe terrorizuan familjarët, arrestohen 3 autorë të dyshuar për grabitjen në Zall Herr

11:57 02/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Policia ka zbardhur grabitjen e banesës së shtetasit B.Z. në Qinam të Zall Herrit, të regjistruar dy netë më parë.

Janë identifikuar 4 autorë të dyshuar për grabitjen, ndërsa janë arrestuar tre prej tyre.

Në pranga kanë rënë J.A., 29 vjeç, banues në fshatin Grec, i cili  dyshohet se organizoi grabitjen, si dhe vëllezërit N.B 20 vjeç e D.B. 26 vjeç, banues në fshatin Tapizë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga autorët dhe një armë e gjetur nga polumbarët e RENEA-s në lumin Tapizë.

Kujtojmë këtu se autorët e grabitjes u prezantuan si policë, lidhën anëtarët e familjes dhe pasi morën 400 mijë lekë u larguan.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 30 prill 2020, në fshatin Qinam, ku persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, vodhën një sasi lekësh në banesën e shtetasit B. Z.

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen nga Policia tre autorët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjes dhe njëra nga armët e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë.

Vijon puna nga polumbarët e RENEA-s, në lumin Tapizë, për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Siç jeni në djeni, në fashtin Qinam të Njësisë Administrative Zall-Herr, më datë 30.04.2020, rreth orës 23:30, persona të maskuar dhe të armatosur, duke u prezantuar si punonjës policie, janë futur në banesën e shtetasit B. Z. dhe nën kërcënimin e armëve, pasi i kanë lidhur pronarët e banesës, kanë vjedhur një sasi prej 40 mijë lekësh të reja dhe më pas janë larguar.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen e ndodhur, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje.

Pas identifikimit të autorëve të dyshuar u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre dhe pas disa orë krehjeje të zonës në fshatrat Grec dhe Tapizë u kapën dhe u arrestuan tre autrorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kamzë, u bë arrestimi i shtetasve:

– J. A., 29 vjeç (organizatori i vjedhjes, i cili u kap në fshatin Grec);

– N. B., 20 vjeç dhe D. B., 26 vjeç (vëllezër), të cilët u kapën në fshatin Tapizë, Nikël;

Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët, si dhe njërën prej armëve, e cila u gjet nga polumbarët e Repartit Special RENEA e hedhur në lumin Tapizë dhe aktualisht grupi i zhytësve po punon për gjetjen e armës tjetër që kanë përdorur autorët.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për të luftuar krimin, me qëllim krijimin e një ambienti shoqëror sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të panashëm.

Etiketa: Grabitjezall herr

Të lidhura

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza
Aktualitet

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

Të paktën 66 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e mungesës së ushqimit dhe kequshqyerjes, njofton...

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike
Kosovë

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Takimi i thirrur nga kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, ka përfunduar...

19:02 28/06/2025
Para

I riatdhesuar nga Kosova, detaje për rastin e ri me COVID-19 në Kukës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

Shuhen zjarret në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës

18:50 28/06/2025
“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

18:43 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.