Skip to content
Të Gjitha

Lëvizte me pistoletë në Bllok, gjykata jep vendimin për presidentin e Turbinës

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie presidentin e ekipit të futbollit të Turbinës, Gentian Gjokën.

Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e 19-dhjetorit në zonën e ish-bllokut.

Ai mbante me vete një pistoletë me fishekë pa leje.

Arrestimi i tij u krye pas njoftimit të qytetarëve, se dikush po qarkullon me armë zjarri.

Gjithashtu Gjykata e Vlorës ka dhënë të njëjtën masë sigure për Gjokën, për akuzën e mashtrimit.