Lëvizte me automjet me xhama të blinduar dhe armë zjarri, policia arreston 44-vjeçarin nga Fushë-Kruja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person është arrestuar nga Policia Rrugore në rrugën interurbane Vorë-Krujë.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin, Mondi Voga nga Fushë Kruja, person me precedent të mëparshëm penal.

Ndalimi i tij është bërë pasi u vu re se lëvizte me makinë të blinduar.

Po ashtu, gjatë kontrollit të automjetit nga blutë u gjend edhe një armë zjarri, e tipit TT.

Makina e blinduar është sekustruar nga policia, ndërsa Voga është shoqëruar në komisariat.

Ai akuzohet për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.”

Shpërndaje
Share.

Komento