Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Letra e Skënderbeut për popullin shqiptar”

08:30 07/05/2023
Reading Time: 3 min lexim

Fort të nderum shqyptarët e mi,

Në datën e lindjes sime desha t’iu falënderoj përzemërsisht për urimet që ndoshta mi dërgoni nesër e tutje, për shkak se sot, më thanë se keni një dasëm të madhe (mbase më të madhe se dasma ime motmoti me Donikën). Gaz e gëzime paçi në jet e mot!

E kuptueshme që populli harliset ca në dasëm, por nuk po di çka po bajnë liderat tuj, pasardhësit e mi në këto troje.

VI shekuj kanë kaluar dhe më duket sikur janë  veç 6 ditë.

Bota ka ndryshue, por disa gjana mbeten të përjetshme ndër ne shqyptarët.

Sot është dita me përkujtue e me falenderue shkëlqesinë e tij ambasadorin e Venedikut që jo vetëm më pajtoi me vllaun tim Lek Dukagjini, por edhe ndihmoi fort për organizimin e Besëlidhjes së  Lezhës.

Porosia ime për ju sot asht: Nigjoni ambasadorët e vendeve mike, se pa ta do vriteni vllau me vllaun. Ja edhe sot vetëm ambasadorja e Venedikut të kohës tuj (SHBA) u kujtue për datelindjen time me një postim në Instagram.

Ligshtohem fort kur më thonë se shqyptarët po e lan Shqypninë mbi themelet e së cilës u bë kurban gjak trimash e trimreshash.

Duhet me qenë krenar që jemi shqyptar, jemi në trojet tona e për to kemi derdh boll gjak me ja lanë sri-lankasave, indianëve e ku po e di unë se kush po vjen tjetër…

Kam nigju se jo vetëm keni ba paqe me otomanët, por jeni edhe miq, biles edhe telenovelat e tyne fort po i shikjoni!

Ani. Boll mirë. Edhe unë, kam luftue, por edhe kam ba ujdi me turkin, gjithnji në interes të Shqypnisë…

Por siç ka than këto ditë Papa në Vatikan: “askush nuk asht anmik pergjithmonë”

Tash që ka ardh moti mos me luftue me otomanët  apo edhe me kojshitë, duhet me luftue anmikun që po largon shqyptarët nga trojet e veta të lashta sa vetë bota.

E kam fjalën për armikun e padukshëm e jo për at dreq virusi që ju msheli në votrat tuaja tri vite ma parë, por për korrupsionin.

Brengosem fort për këtë armik të egër.  “Korrupsionin s’na e kanë sjellë të huajt, por e kemi mes nesh”.

Duhet me u përball pa mshirë, me e luftu edhe ma egër se ç’kam luftue unë turkin.

Duhen ligje të rrepta e ndëshkime të ashpra, Fort ma t’ashpra se ato të Kanunit të Lek Dukagjinit.

Duhet me luftue, por jeta asht edhe me e jetue.

Duhet me e zhvillu Shqypninë se trulli asht pjellor. Në kohën teme krypa ishte sendi ma me vlerë. Dhelpra (Vendediku) ma lypi me e marr me koncesion, por e nuhata që e kishin davanë me hile. Andaj kujdes me koncesionet apo PPP-të si po i thojni ju sot.

Ato varfnojnë popullin e pasunojnë një grusht batakçijsh nga ata që janë gati me i von zjarrin Shqypnis me e bo parcel per do prona të tyne.

Porosia ime e fundit për ju sot ka të baj me atdhedashuninë.

Duajeni atdheun dhe gjuhën shqype or shqyptar t’mir.

Gzohem fort se ata qi 600 vjet ma parë shkun e lypën azil në Itali e kanë rujt gjuhën, doket e zakonet tona e ligshtohem fort kur nigjoj se shqiptarët që lypin azil sot në Europë po e harrojnë shqyen e nuk po ua mësojnë cullave të vet.

Porosi ime për ju asht ajo që ju kam lanë para se të ndërroja jetë:

Qëndroni të bashkum në Europën e Bashkume.

I juaji

Skanderbe

P.S. A munet kush me m’dërgu dy kart e letër e me m’kthjellu do vogëlsina:

1.Pse emnin tim Skënderbeu ja keni vendos ekipit të futbollit të Korçës, e jo të Krujës?

2. Pse emnin tim, emnin e heroit tuj kombtar ia keni njit nji pije alkoolike?

3. Pse nuk ma keni gjet ende vendlindjen? Has? Mirditë? Mat? Dibër?

4. Pse shpatën dhe përkrenaren tim e keni lënë në Vienë?

5. Kush asht ky burrë sot tek ju që nji gru ministresh m’kan thanë e ka krahasur me mu Skanderbeun?

6. Vrana Konti m’ka raportue se ka nis nji debat me ma ça nëntoken te trulli madh me emnin tim në Tiranë e ksisoj me liru trafikun. Boll mir ja bëni po a mundet me kalu me kal aty?

7. Dikur mblodha ca thupra për  me i diftu princave shqyptar se duhet me ken t’bashkue. Po tani për ça po i perdoni thuprat, për t’u bashku apo për t’i nxjerr syt njani-tjatrit?

Ju falemners!

Të lidhura

Avionit të Wizz Air i shpohet goma në pistë: Shqiptarët ngecin me orë në Pisa, askush s’mban përgjegjësi
Aktualitet

Avionit të Wizz Air i shpohet goma në pistë: Shqiptarët ngecin me orë në Pisa, askush s’mban përgjegjësi

Një tjetër incident tronditës i shtohet listës së gjatë të problemeve me të cilat identifikohet kompania ajrore Wizz Air. Ditën...

23:21 22/06/2025
Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Europian dhe kritikon presidentin e ri të federatës: “Po na kthen 20 vite pas”
Aktualitet

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Europian dhe kritikon presidentin e ri të federatës: “Po na kthen 20 vite pas”

Luiza Gega, kampionia evropiane në atletikë dhe sportistja më e suksesshme shqiptare e viteve të fundit, ka refuzuar të përfaqësojë...

20:50 22/06/2025
Para
Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë! Dy të moshuarit ngecin brenda banesës, 84-vjeçarja nxirret e pajetë  (EMRAT)

Shpërthen bombola e gazit në Kuçovë! Dy të moshuarit ngecin brenda banesës, 84-vjeçarja nxirret e pajetë (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Avionit të Wizz Air i shpohet goma në pistë: Shqiptarët ngecin me orë në Pisa, askush s’mban përgjegjësi

Avionit të Wizz Air i shpohet goma në pistë: Shqiptarët ngecin me orë në Pisa, askush s’mban përgjegjësi

23:21 22/06/2025
Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Europian dhe kritikon presidentin e ri të federatës: “Po na kthen 20 vite pas”

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Europian dhe kritikon presidentin e ri të federatës: “Po na kthen 20 vite pas”

20:50 22/06/2025
Pushimet marrin fund tragjikisht: Mbytet në plazhin e Durrësit turistja nga Bosnjë-Hercegovina

Pushimet marrin fund tragjikisht: Mbytet në plazhin e Durrësit turistja nga Bosnjë-Hercegovina

18:54 22/06/2025
Murtaja e bagëtive përhapet në jug: 12 ferma të infektuara, 1200 kafshë të asgjësuara

Murtaja e bagëtive përhapet në jug: 12 ferma të infektuara, 1200 kafshë të asgjësuara

15:42 22/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.