Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Leli i përgjigjet Ramës: S’e kuptoj këmbënguljen për të krijuar mizanskena në Teatër

12:20 29/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës ka dështuar edhe ditën e sotme. Ka qenë Bashkia e Vlorës ajo që e kishte kërkuar mbledhjen për ditën e sotme, por këshilltarët kanë thënë se duhet të mblidhen për në datë 30, duke mos pranuar kështu që të zhvillohet mbledhja ditën e sotme.

Lidhur me këtë ka reaguar, kreu i bashkisë Vlorë Dritan Leli, i cili ka shkruar se i ka kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonin ditën e sotme mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.Leli në statusin e tij ndër të tjera shkruan se nuk e ka kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Kujtojmë që reagimi i Lelit vjen dy ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë. Mësohet se në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka thënë se në Partinë Socialiste nuk ka më vend për Dritan Lelin. Rama është shprehur se ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por duke qene se nuk zgjodhi këtë rrugë beteja ndaj tij do te vazhdojë.

“Do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë nuk duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.”

Postimi i Dritan Lelit:

I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.
E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!
Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.
Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.
Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!
Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.
Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dritan leliedi ramakembenguljenmizanskenapergjigjet

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Lirimi nga burgu i Jehon Breçanit, Prokuroria nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës

Lirimi nga burgu i Jehon Breçanit, Prokuroria nuk pajtohet me vendimin e Gjykatës

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English