Skip to content
Kryesore

Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja epiqendra

· 1 min lexim

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të 24 qershorit, duke tronditur disa zona të Shqipërisë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ndodhi rreth orës 05:05, me epiqendër pranë Kamzës, në një thellësi vetëm 5 kilometra.

Epiqendra ndodhej rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë qartë në kryeqytet, por edhe në zona të tjera përreth, përfshirë Durrësin.

Tërmeti u pasua nga tre paslëkundje brenda 10 minutave të para, me magnituda përkatësisht 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.