Skip to content
Kryesore

Lëkundet toka në Kukës, ja sa ballë ishte tërmeti

· 1 min lexim

Lëkundje të tokës janë shënuar mesnatën  e sotme në Kukës. Mësohet se lëkundjet nuk kanë qenë aq të forta. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

EMSC-ja ka bërë me dije se epiqendra ka qenë në fshatin Vlahen të Kukësit.

Deri më tani nuk raportohet të ketë dëme materiale.