Skip to content
Të Gjitha

Largohet Robert Lili, ish-anëtari i KQZ emërohet në krye të AKU-së (EMRI)

· 1 min lexim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), tashmë është me një drejtues të ri. Kreu i këtij institucioni shterëror, Robert Lili, dha dorëheqjen, por motivet e largimit ende nuk janë bërë të njohura.

Pas largimit të tij, në krye të këtij institucioni është emëruar Bledar Skënderi, ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kujtojmë se Skënderi u tërhoq vetëm pak ditë më parë nga kandidatura për një mandat tjetër si anëtar në KQZ-në e re, të formatuar sipas Kodit të Ri Zgjedhor i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë.

Bledar Skënderi, ish-anëtari i KQZ, i emëruar kreu i ri i AKU-së