Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Landfillet e mbetjeve/ Qeveria ndryshon vendimin, ja çfarë favoresh u bënë operatorëve privatë deri më 2024-ën  

22:47 04/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Çështja e mbetjeve urbane, përpunimi, dhe depozitimi i tyre nga dikur një problematikë vetëm e pushtetit lokal, tashmë është kthyer në një debat të fortë politik në vend.

Kjo për shkak të projekteve miliona euro-she që qeveria “Rama” ka dhënë si për kompanitë e inceneratorëve, ashtu edhe për ndërtimin e landfilleve të mbetjeve.

Por ditët e fundit qeveria e ka ndryshuar sërish vendimin “Për landfillet e mbetjeve”, por jo duke u futur “këmbët në një këpucë” kompanive private, por përkundrazi.

Vendimi i ri i qeverisë “Rama” favorizon kompanitë aktuale që kanë në dorë zbatimin e projekteve shumë milionëshe, pasi ka shtyrë me anë të vendimit të ri, afatet për respektimin e kushteve mjedisore gjatë investimeve në lanfille.

Pikërisht vendimi i fundit, ka shtyhet me 4 vite afatin për zbatimin e planeve të miratuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për kompanitë e depozitimit të mbetjeve.

Afati i planeve zbatuese për monitorimin e mbetjeve ishte parashikuar për të përfunduar në 31 dhjetor 2020. Me vendimin e ndryshuar, operatorët e depozitimit të mbetjeve, kanë afat të zbatojnë planet e përmirësimit, deri më 31 dhjetor 2024.

Vendimi sjell si “risi” edhe përgatitjen e një relacioni teknik shpjegues që Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në varësi të Ministrisë së Mjedisit, duhet të përgatisë për rastet kur miraton planin e përmirësimit.

“Relacioni shpjegues përmban të dhëna mbi pikëzimin e venddepozitimit, si dhe ndikimin mjedisor, ekonomik e social të zonës ku ndodhet landfilli. Sekretariati shqyrton të gjithë dokumentacionin e përcjellë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe i përgatit një relacion përmbledhës Komitetit”,- thuhet në dokumentin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Një tjetër pikë e re në vendim, është se në rast se operatorët e një vend-depozitimi ekzistues nuk kanë burimet financiare, ose aftësitë teknike për të përgatitur planin e përmirësimit të vend-depozitimit, me kërkesën e kompanisë, plani i përmirësimit të vend-depozitimit dhe rehabilitimi mund të kryhen nga ministria përgjegjëse për Mjedisin. Pra nga ministria e drejtuar nga Blendi Klosi.

Sakaq, për operatorët e një vend-depozitimi ekzistues, pavarësisht nëse ka ose jo leje mjedisi, do të kenë afat të përgatisin planin për përmirësimin e depozitimit deri më 31 dhjetor 2022, nga 31 dhjetori 2018, që ishte parashikuar në vendimin e mëparshëm.

Ndryshimet në Vendim:

Ishte

Operatori i një vend-depozitimi ekzistues, pavarësisht nëse ka ose jo leje mjedisi, deri në datën 31 Dhjetor 2018, përgatit një plan përmirësimi të vend-depozitimit dhe e paraqet atë për miratim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.

Bëhet

Operatori i një vend-depozitimi ekzistues, pavarësisht nëse ka ose jo leje mjedisi, deri në datën 31 Dhjetor 2022, përgatit një plan përmirësimi të vend-depozitimit dhe e paraqet atë për miratim në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit”.

Ishte

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi miraton planin e përmirësimit, e dërgon atë për shqyrtim në Komitetin Ndërministror për Mbetjet, i cili vendos për masat që duhen marrë dhe periudhën e nevojshme të tranzicionit për zbatimin e tyre, periudhë e cila në çdo rast përfundon në datën 31 Dhjetor 2020.

Bëhet

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi miraton planin e përmirësimit, e dërgon atë për shqyrtim pranë Komitetit Ndërministror për Mbetjet, i cili vendos për masat që duhen marrë dhe periudhën e nevojshme të tranzicionit për zbatimin e tyre, periudhë e cila në çdo rast përfundon në datën 31 dhjetor 2024.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në rastet kur miraton planin e përmirësimit, përgatit një relacion shpjegues teknik për Sekretariatin Teknik të Komitetit, i cili dërgohet së bashku me planin e përmirësimit.

Relacioni shpjegues përmban të dhëna mbi pikëzimin e vend-depozitimit, si dhe impaktin mjedisor, ekonomik e social të zonës ku ndodhet landfilli.

Sekretariati shqyrton të gjithë dokumentacionin e përcjellë nga AKM-ja dhe i përgatit një relacion përmbledhës Komitetit.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: landfillembetjeqeveriavendimi

Të tjera

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”
Aktualitet

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

Kryeministri Rama, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga protestuesit që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e tij, duke mohuar çdo...

15:18 23/06/2026
Para

Surprizë! Ardian Bujupi në bashkëpunim me artistin ndërkombëtar!

Lajmet e fundit

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English