Skip to content
Të Gjitha

Lamtumira e fundit/ Babai përkulet para trupit të Zarife Hasanajt, lot e dhimbje në homazhe

· 1 min lexim

Vdekja e ushtarakes Zarife Hasanaj ka qenë padyshim një ngjarje e rëndë dhe ditën e sotme trupi i saj dërgohet për në banesën e fundit.

Tashmë kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm janë edhe shumë personalitete të larta, mirëpo më të pikëlluarit janë familjarët e saj.

Në momentin që ka kaluar para trupit të së bijës, babi i Hasanajt është përkulur dhe të njëjtin veprim kanë bërë edhe familjarë të tjerë. Me lot në sy ata kanë nderuar bijën që u vra nga shpërthimi i një mine në Letoni , ku ndodhej me mision ushtarak të përcaktuar nga NATO.

Tashmë Zarife Hasanaj është “Dëshmore e Atdheut” titull që iu akordua ditën e djeshme.