Skip to content
Të Gjitha

Lajmi i fundit/ Avdullah Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

· 1 min lexim

Ditën e sotme qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Hoti ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm sot, duke hequr pengesat e dialogut. Ne presim të njëjtën gjë nga pala serbe që t’i hiqen pengesat, e të vazhdojmë tutje”, ka deklaruar kryeministri Hoti.

Masat e reciprocitetit ndaj Serbisë ishin vendosur nga Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeminstri Albin Kurti me datën 1 prill 2020.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/547855659232247/