Lajm i trishtë nga SHBA, të paktën 9 shqiptarë humbin jetën nga koronavirusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën 9 anëtarë të komuniteti shqiptar në Amerikë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada shqiptare në SHBA, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

Në deklaratë thuhet se tre prej viktimave janë nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi.

“Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave”.

Sipas deklaratës së Ambasadës, mbi 30 anëtarë të komunitetit shqiptar janë prekur nga COVID-19.

Një pjesë e tyre janë shtruar në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa pjesa tjetër po qëndron në shtëpi.

“Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë”, thuhet në deklaratë.

Për shkak të koronavirusit, një numër i madh shqiptarësh me banim në Neë York dhe Neë Jersey kanë humbur vendin e punës.

Komuniteti shqiptaro-amerikan ndërkohë, u ka ardhur në ndihmë të të moshuarve që nuk mund të dalin dot nga shtëpia.

Në SHBA është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga COVID-19, duke kaluar shifrën 277 mijë.

Në mesin e tyre janë shënuar mbi 12 mijë të shëruar dhe 7403 viktima.

Shpërndaje
Share.

Komento