Skip to content
Të Gjitha

Lajm i mirë për shqiptarët, numri i rasteve të reja të infektuar me Covid-19 pëson ulje sot

· 1 min lexim

Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 44 raste të reja të infektuar me Covid-19, në 24 orët e fundit, e ndërsa sot një lajm i mirë mësohet për vendin tonë.

Sipas “Top Channel”, bëhet fjalë për një zbritje të ndjeshme të numrit të rasteve të të infektuarve, edhe pse Ministria ende nuk e ka bërë ende përditësimin e të dhënave.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë identifikuar 32 raste të reja, 10 më pak se dje.

Shpërndarja e tyre është për 8 raste në Tiranë, 5 në Vlorë, 5 në Shkodër, 1 në Lushnje, 2 në Durrës. 2 në Krujë, 6 në Pukë dhe dy në Elbasan, specifikisht në Belsh.

Rastet e Belshit janë nënë e bijë, 46 dhe 20 vjeç.

Ato janë infektuar në QSUT. Kurse në Vlorë, 4 janë anëtarë të një familjeje.

Rasti tjetër është një punonjës fasonerie.