Skip to content
Të Gjitha

Lajm i mirë për pensionistët, ja sa do të marrin shpërblim për fundvit

· 1 min lexim

Pensionistët do të marrin shpërblim këtë fundvit.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Financave, Anila Denaj.

Kjo e fundit tha se pavarësisht fondit për rindëtimin, do të shpërbledhet edhe kategoria e pensionistëve.

Denaj bëri me dije se fondi për pensionistët është marrë nga kursimet e shtetit.

Qeveria ka përcaktuar shumën 3 mijë lekë të reja si shpërblim për 663 mijë pensionistë.

Shpërblimi për pensionistët ishte në dyshim deri në momentin e fundit, për shkak të çrregullimit të buxhetit pas tërmetit.