LAJM I FUNDIT/ Shkon në 23 numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 72-vjeçare nga Tirana, me iniciale V.S, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë shkruan në një njoftim për shtyp se viktima kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, si: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

72-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

E moshuara është viktima e 23 me COVID-19 në Shqipëri, teksa numri i të infektuarve ka shkuar më 409.

Sakaq, numri i të shëruarve ka shkuar në 165, teksa harta e të prekurve është zgjeruar me 6 raste në Tiranë dhe 3 në Elbasan, por krahasuar me ditët e tjera, numri i të prekurve po bie.

Në spitali Infektiv janë 51 pacientë, 4 nga të cilët në terapi intensive, kurse në COVID-2 janë 4 të intubuar të gjithë të moshuar dhe mbi 12 persona të prekur nga pneumonia bilaterale që shkaktohet zakonisht nga koronavirus, por testi i parë i tyre ka rezultuar negativ.

Shpërndaje
Share.

Komento