Një konflikt i çastit përfundoi me plagosjen e një 20-vjeçari. Ngjarja ndodhi në zonën e Yzberishtit rreth orës 17:40 të kësaj të shtune, ku u plagos me armë në këmbë Klorentin Shehu.
Incidenti ndodhi pas një konflikti të çastit, ndërsa policia njofton se 20-vjeçari është në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e plagosjes, ndërsa po punon për kapjen e tij.