Përgjigjet ministrja e Arsimit: “Për t’u punësuar nuk ju duhet Masteri!”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse jeni në dilemë të vazhdoni studimet e nivelit “Master” apo jo, ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini, ju jep një ndihmë.

E ftuar në emisionin “Kjo javë”, Shahini tha se në shumë degë “Masteri” nuk kërkohet dhe shpesh punëdhënësit mjaftohen vetëm me studimet e nivelit “Bachelor”.

Ajo tha se për studentët e këtij niveli është bërë ulje e pagesës.

“Tarifa është plotësuar, për t’u punësuar nuk nevojitet të keni një diplomë ‘Masteri’, janë shumë pak degë që e kërkojnë. Një pjesë e tyre fitojnë nga tarifa si ata me mesatare mbi 9 dhe ata që kanë probleme të tjera, që nuk kanë njëri prind, kanë probleme sociale, etj. Në administratën  publike nuk kërkohet ‘Masteri’ për t’u punësuar, mjafton ‘Bachelori’”, tha Shahini.

Shpërndaje
Share.

Komento