Skip to content
Të Gjitha

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

· 2 min lexim

Ndërsa protesta e studentëve vijoi sot për të tetën ditë radhazi, duke u përshkallëzuar, përflitet se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi fillimisht u bë me dije nga burime për “Syri.net”, ndërsa burime për “gazetareforma.al” e konfirmuan se Nikolla nuk do të mbajë më pozicionin e ministres dhe lajmi pritet të zyrtarizohet nga vetë ajo përmes një konference për mediat.

Dorëheqja e Lindita Nikollës vjen për shkak të protestave masive të studentëve të Universiteteve publike jo vetëm në Tiranë, por edhe në Korçë, Durrës, Elbasan, Shkodër, etj.

8 kërkesat e studentëve:

1.Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online

3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4.Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19

7.Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Burimi: Gazetareforma