Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Lajçak në Prishtinë, pritet takimi me zv.Kryeministrin Bislimi

09:30 05/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet të martën në mëngjes në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi Qeveria kosovare të hënën. Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet e ndërmjetësuar nga BE-ja, do të bisedojë më Lajçakun “për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, sipas komunikatës. Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. BE-ja ka thënë se marrëveshja, e cila edhe pse nuk është nënshkruar është detyrim për palët, ende nuk ka nisur të zbatohet. Bashkësia ndërkombëtare i kërkon me ngulm Kosovës ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Qeveria e Kosovës ka shprehur drojën se një asociacion i tillë njëetnik mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Zyra e kryeministrit nuk ka hollësi të tjera rreth vizitës së të dërguarit të BE-së, apo nëse ai do të ketë takime me të tjerë zyrtarë kosovarë. Lajçak e viziton Kosovën një javë pasi, me ftesë të tij, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë u takuan më 27 shkurt në Bruksel për të biseduar për çështjen e një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti e ndaloi përdorimin e dinarit serb në gjithë vendin. Por, Bislimi e kishte refuzuar ftesën e tij për të qenë i pranishëm në atë takim me arsyetimin se nuk bëhej fjalë për një takim ku do të duhej të shkonte ai, sepse, siç tha, “çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut” për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ndërsa Lajçak paralajmëroi takime shtesë për këtë çështje në të ardhmen. Rregullorja e BQK-së, që hyri në fuqi më 1 shkurt, e përcakton euron si valutën e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. Diplomatët perëndimorë i kërkuan Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin, për t’u dhënë kohë qytetarëve të prekur nga ajo të përshtaten me praktikën e re, sepse pre pas luftës më 1999, komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa në dinarë nga Serbia, përfshirë paga, pensione e shtesa për fëmijë. Por, kryeministri Albin Kurti këmbënguli se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet./ REL

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BESNIK BISLIMIKosoveLajçak

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para
Cocaine party në Tiranë/ Gazetarja: Organizohen masivisht në vilat luksoze me qira

Cocaine party në Tiranë/ Gazetarja: Organizohen masivisht në vilat luksoze me qira

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English