La kampin 4 ditë më parë, ja ku ka qëndruar Alvin Berisha

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Alvin Berisha më në fund ndodhet jashtë kampit famëkeq “Al-Haal” në Siri.

Sipas “Report tv”, Alvini ka lënë kampin 4 ditë më parë dhe ditën e djeshme ka mbërritur në kryeqytetin sirian.

Për tre ditë ai ka qëndruar në Qamishli, një fshat në veri të Sirisë, ndërsa ditën e djeshme u transferuar në Damask.

Tashmë nuk ka më pengesa burokratike dhe Alvin pritet të shoqërohet nga Kryqi i Kuq në Beirut dhe më pas drejt Italisë.

Më në fund vogëlushi do të bashkohet me motrat e tij dhe babain, Afrim Berisha.

Alvin Berisha përfundoi në Siri kur ishte vetëm 6 vjeç.

Ai u mor nga nëna e tij, Valbona Berisha, e cila u radikalizua dhe u martua me një xhihadist nga Kosova.

Si pasojë e një shpërthimi, nëna e tij humbi jetën, ndërsa Alvini u dëmtua në këmbë dhe ka probleme në të ecur.

Shpërndaje
Share.

Komento