Skip to content
Kryesore

Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

· 2 min lexim

Ky është 36-vjeçari Zamir Meta, i cili u arretua nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sheqishtë të Patosit dhe u zbulua pas largimit te vajzës nga banesa ne orët e para të mengjesit.

Sipas deshmise se nenes, vajza ishte larguar nga shtepia në orën 04:00 të mëngjesit dhe ishte gjetur me pas tek një fqinje, rreth 45 minuta larg.

Fillimisht, familjarët kishin menduar se vajza ishte rrëmbyer, por në komisariat, në prani të psikologes, e mitura rrëfeu se ishte larguar pasi ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj.

Ajo deklaroi se përdhunimi kishte ndodhur jo vetëm një herë, por ishte një abuzim sistematik që prej moshës 5-vjeçare, perfshirë periudhën kur familja jetonte në Gjermani.

Në dëshminë e saj, nëna e vajzës u shpreh e shokuar nga zbulimi, duke thënë se nuk kishte qenë në dijeni te ngjarjeve dhe se sjelljet e vajzes, shpesh te acaruar dhe agresive, nuk ishin kuptuar si pasojë e traumës.

Ajo shtoi se bashkëshorti i kishte fshehur gjithçka dhe kishte vepruar pas krahëve të saj.

“Jam nënë e 7 femijëve dhe nuk kisha asnjë dijeni. Vajza nuk më fliste, ishte e mbyllur në vetvete dhe shpesh acarohej. Kur e mora vesh, më ra si bombë. Te kalbet ne burg, të marrë denimin qe meriton,” u shpreh ajo mes lotësh në nje lidhje direkte për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.

Babai i 12-vjeçares, sipas burimeve nga hetimi, ka pranuar veprën penale, por pretendon se ka ndodhur vetëm një herë.

Ndërkohë, vajza ndodhet aktualisht në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale “Lilium”, ku po merr ndihmën e nevojshme psikologjike dhe sociale.

Nëna e saj ka mbetur e vetme me 6 fëmijët e tjerë dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare. Ajo apelon për mbështetje nga shteti dhe institucionet përgjegjëse, si dhe për një dënim maksimal ndaj autorit.