Ky është 56-vjeçari që vrau me levë hekuri gruan në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, në fshatin Babicë e Madhe. Sipas policisë burri ka vrarë gruan pas një konflikti në familje.

Dyshohet se shtetasi shtetasi Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44-vjeçare, shtetasen Laureta Sula.

Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Mendohet se shkaku i ngjarjes së rëndë është bërë xhelozia. Familjarët e 44-vjeçares janë tronditur nga lajmi, sidomos vëllai i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ku çifti kishte edhe një servis dhe ku punonin të dy. Autori mësohet se e ka lajmëruar vetë policinë pas ngjarjes, ndërsa është arrestuar nga blutë e qytetit të Vlorës.

Në mediat shqiptare po qarkullon edhe fotografia e 56-vjeçarit që i mori jetën gruas për arsye xhelozie. Po ashtu e ditur u bë edhe se 56-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet .

Shpërndaje
Share.

Komento