Ja çfarë kishte bërë disa ditë më parë vëllai i 56-vjeçarit që vrau gruan sot në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Vlorës tronditi mbarë opinionin publik. Një burrë vrau me levë hekuri bashkëshorten e vet 44-vjeçare.

Lavdosh Sulo, 56 vjeç i mori jetën Laureta Sulos 44 vjeçe, duke e goditur me levë hekuri në kokë në mënyrë të vazhdueshme, derisa humbi jetën në mënyrë makabre.

Pamjet që vijnë nga shtëpia e çiftit ku ka ndodhur krimi makabër janë të rënda. Fillimisht u tha se burri e kishte goditur gruan me sëpate, por tani po thuhet se ai fillimisht e ka mbytur atë dhe më pas  e ka goditur në kokë dhe në fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Ka qenë vetë 56-vjeçari që ka telefonuar policinë dhe ka thënë se gruaja e tij e tradhtonte prej pesë vitesh.

Para disa ditësh policia ka bërë një njoftim në lidhje me vëllain e autorit të ngjarjes, ku kishte tentuar të vriste një person. Ky i fundit dyhohej se kishte një lidhje me 44-vjeçaren e cila mbeti e pajetë nga duart e bashkëshortit të saj.

Kjo ngjarje e rëndë ka qenë e paralajmëruar, pasi edhe policia paa disa ditësh e ka arrestuar edhe kunatin e viktimës.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e datës 19:

Tenton të vrasë me armë gjahu kurshuririn e tij – vihet në pranga nga policia autori. Mbrëmjen e djeshme pas marrjes së informacionit se në fshatin Babicë e Madhe ka konflikt me armë midis dy personave, menjëherë shërbimet e policisë janë afruar në vendin e ngjarjes dukebërë parandalimin e një vrasje të mundshme.

Konkretisht në vendin e quajtur “Alikokë” Babicë e Madhe, shtetasi A. S., 44 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë gjahu (teke) shtetasin L. S., 46 vjeç, për motive të dobëta (kushërinj me njëri-tjetrin). Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasit A. S, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe atyre sportive”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë për vrasjen e ndodhur sot:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S. E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Shpërndaje
Share.

Komento