Skip to content
Aktualitet

Kuvendi voton sot Kodin dhe zgjedh Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve

· 3 min lexim

Parlamenti mblidhet sot për të votuar Kodin Zgjedhor dhe për të zgjedhur organet e KQZ-së. Ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor u miratuan në fundjavë në Komisionin e Ligjeve, por nuk morën konsensus nga opozita në Këshillin Politik të reformës.

Pika 3 e rendit të ditës do të jetë votimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor  i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.Po ashtu, sot pritet të votohet edhe emri i Komsionerit Shtetëror TË Zgjedhjeve, Nënkomisioneri dhe disa komisione që do të administrojnë pricesin,

Më poshtë axhenda e firmosur nga Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi:

 

Seancë plenare PUBLIKE

E hënë, 5 tetor 2020, ora 10.00

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr. 48, datë 2.10.2020 të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është

si më poshtë vijon:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 24.09.2020

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

  1. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

  1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i

Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””. (Neni 81, pika 2 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të

Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit në parim, nen/nen, në tërësi

  1. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. (Neni 183, pika 3 i ligjit nr.

10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55, 60

dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektvendim “Për zgjedhjen e Nënkomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”. (Neni 183, pika 4 i ligjit nr.

10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55, 60

dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

2

  1. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionit Rregullator”. (Neni 183, pika 5 i ligjit nr. 10.019, datë

29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55, 60 dhe 111 të

Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”. (Neni 183, pika 6 i ligjit
  2. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dhe nenet 55,

60 dhe 111 të Rregullores, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni i posaçëm parlamentar

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

  1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (60’)