Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kuvendi voton me 104 vota pro shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

15:14 09/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Parlamenti ka votuar pro shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Në total në votim morën pjesë 115 deputetë të pranishëm në sallë, nga të cilët 7 u shprehën kundër dhe tre abstenuan

Deputetët që kanë votuar kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit,  janë:

Lefter Maliqi, i cili kandidoi në zgjedhjet e fundit nën siglën e LSI, Elda Hoti, Artur Roshi, Korab Lita, kandiduan në 25 prill, si pjesë e listave të demokratëve. Gjithashtu dhe Gjetan Gjetani, i cili u largua nga PS, dhe iu bashkua LSI-së.

Mësohet se abstenim ka votuar deputeti Ralf Gjoni, cili mbante postin e këshilltarit të Metës në kohën kur presidenti aktual ishte në krye të Kuvendit. Ndërkohë që tanimë, pritet edhe votimi nominal, pra emër për emër i deputetëve. Komisioni Hetimor doli në përfundimin se deklaratat e ashpra të presidentit dhe thirrjet “merrni sfurqet dhe sopatat”, nxitën përplasjet gjatë fushatës elektorale. Por megjithë shkarkimin nga Kuvendi, vendimi nuk hyn në fuqi pa u shprehur gjykata Kushtetuese. Nëse edhe Kushtetuesja e gjykon veprimtarinë e presidentit si shkelje të rëndë kushtetuese, atëherë Meta hyn në histori si presidenti i parë i shkarkuar nga Parlamenti në 30 vite demokraci.

Më herët Kuvendi miratoi me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

AKUZAT

Në përfundim të hetimit që zgjati afërsisht një muaj, Komisioni i Posaçëm Parlamentar që u drejtua nga Alket Hyseni që nuk do të jetë  më në Parlamentin e ardhshëm doli në përfundimin se  kreu i shtetit “Ka cenuar rëndë parimin e ushtrimit të  sovranitetit nga ana e popullit (në kundërshtim me nenin 2, pika 1 të Kushtetutës); Ka shkelur Kushtetutën e ka marrë njëkohësisht tagra të  sovranit dhe Kuvendit; Është sjellë arbitrarisht me pushtetin, përkundër natyrës së  Republikës Parlamentare (në kundërshtim me nenin 1, pika 1, të Kushtetutës); Ka  anuluar arbitrarisht datën e zgjedhjeve (në kundërshtim me nenin 92, germa “gj”, të Kushtetutës dhe nenin 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor);  Ka cenuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve (në  kundërshtim me nenin 1,  pika 3 dhe nenin 109 të Kushtetutës);

Ka cenuar parimin  e ushtrimit të pushtetit në shtet nga një qeverisje e dalë nga zgjedhje të lira (në kundërshtim me nenin 1, pika 3, të Kushtetutës); Ka  cenuar parimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë  (në kundërshtim me nenin 4 paragrafi i dytë i Kushtetutës  dhe nenin 4 të Kodit të Procedurave Administrative); Ka nxjerrë një akt në kundër- shtim të hapur dhe flagrant  me ligjet; Ka cenuar parimin e të drejtës së qytetarëve si sovranë për të zgjedhur dhe  për tu zgjedhur (në kundërshtim me nenin 45, pika 1, të Kushtetutës)”, thuhet në  raportin e Komisionit Hetimor. Ndërkohë, vendimin  përfundimtar për shkarkimin e Presidentit nëse  sot Parlamenti voton pro largimit të tij, e jep Gjykata  Kushtetuese, e cila aktualisht është funksionale me 7 anëtarë nga 9 që ka normalisht.

Etiketa: Ilir MetaKuvendiPresidenti

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
“Bravo ju qoftë, i siguruat pushimet”, Presidenca reagon pasi Kuvendi shkarkoi Metën

"Bravo ju qoftë, i siguruat pushimet", Presidenca reagon pasi Kuvendi shkarkoi Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.